
Një 58-vjeçare shqiptare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u djegur. Ngjarja ka ndodhur në Rimini, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e brendshme të një gjykate.
Ngjarja shkaktoi panik mes atyre që e gjeten veten si dëshmitarë të kësaj skene të tmerrshme.
Mediat italiane raportojnë se ka qenë një avokat, i cili e ka shpëtuar.
“Dëgjova një grua duke bërtitur dhe u nxita për të parë se çfarë po ndodhte.
Para meje ishte zonja që bërtiste se ajo ishte një viktimë e padrejtësisë”, tha avokati, i cili tha se gruaja bërtiste: “E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja”.






