Pranvera Kastrati është zgjedhur në postin e drejtueses së Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore). Kryeministri Edi Rama e quan moment krenarie emërimin e shqiptares, ndërsa thekon se do të punojë për të përmbushur angazhimet e përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, shkruan Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUMBARO NË FORUMIN ITALI-BALLKAN: SHQIPËRIA URA NDËRMJETËSE QË LIDH DESTINACIONET
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË QENDRËN E TRAJNIMIT TË POLICISË NË LOS ANGELES, HUMBIN JETËN TRE PERSONA