E angazhuar në politiken italiane prej disa kohësh, bashkëshortja e ish-deputetit Eduart Ndocaj është bërë sërish pjesë e gares elektorale për pushtetin lokal në zgjedhjet e 14 dhe 15-majit.Valentina Ndocaj është kandidate për këshilltare në komunën e Breshias nën siglen e partisë “Noi Moderati“.E angazhuar maksimalisht për të marrë postin e këshilltares, zonja Ndocaj zhvilloi një takim elektoral me komunitetin shqiptar që jeton në Breshia, duke mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 14 dhe 15-majit.

“Unë jetoj prej 25-vitesh në Itali dhe jam e lumtur që jam pjesë e kësaj gare elektorale si këshilltare këtu në Breshia.Kërkoj mbështetjen tuaj që të jem një i zë i fortë në Këshillin Komunal, me qllim përfaqësimin e komunitetit shqiptar që të jem një i zë i fortë i mbrojtjës së interesave të tyre.Jam shumë e lumtur që të jap kontributin tim në një vend që më ka pritur sikur të isha në shtëpinë time” tha Zonja Ndocaj
Shqiptaret janë i vetem komunitet pasiv në politiken Italiane dhe përfaqsimi i tyre është mjaft i rëndësishem thotë ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Gjatë takimi me komunitetin shqiptar në Breshia ishin të pranishem dhe përfaqësues partisë “Noi Moderati“ të cilët ju kërkuan shqiptare që jetojnë në rajonin e Lombardisë që të mbështetin me vetë kandidaturen e Valentin Ndocajt, të cilët e konsideruan si një grua me karakter të fortë dhe me vlera për ti parfaqësues në këshillin e komunës.