Shqiptarja Suzana Shkreli humb zgjedhjet në SHBA

SHBA – Kandidatja me origjinë shqiptare Suzana Shkreli ka humbur zgjedhjet për Kongresin Amerikan, përballë republikanit, Mike Bishop i cili mori 57 % të votave në qarkun 8 të Michiganit. Suzzana Shkreli mori 38% të votave, duke e humbur garën, megjithëse gjatë fushatës ajo pati përkrahje të fuqishme edhe nga presidenti amerikan, Barack Obama, i cili e cilësoi Shkrelin si një lidere të fortë dhe të zgjuar. “Në Kongres Shkreli do të jetë ajo lloj lidereje për të cilën ne kemi nevoje për të krijuar një vend më të fortë, më të sigurtë, më të ndershëm për familjet punëtore”, deklaroi presidenti Obama. (

Artikulli paraprakMINISTRIA E ARSIMIT:NESER RINIS MESIMI NE TE GJITHA SHKOLLAT E VENDIT
Artikulli tjetërNDERHYRJA E ZJARREFIKESEVE NE OBJEKTET E SIGURUARA,15 MIJE LEKE/ORA