Kryetari i Bashkisë Shkodër në facebook :

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile në Bashkisë Shkodër, së bashku me Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si dhe Holta Dudën prefekte e Qarkut Shkodër, u diskutua situata e gatishmërisë së shtuar si pasojë e prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit dhe reshjeve të pandërprera me intensitet të lartë.

Gjatë takimit u theksua zbatimi i një plani të detajuar monitorimi dhe koordinimi, me fokus parandalimin dhe reagimin e shpejtë ndaj çdo rreziku të mundshëm.
Duke qenë se orët në vijim mund të sjellin përkeqësim të situatës, u bëhet thirrje banorëve të rrisin vigjilencën dhe kujdesin, veçanërisht në zonat e ekspozuara.
Bashkia Shkodër në bashkëkoordinim me KESH dhe institucionet e tjera është në gatishmëri të plotë. Për çdo emergjencë apo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 069 606 0992.
Situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe qytetarët do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Artikulli paraprakSITUATA NGA RESHJET GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërAMBASADORI I BE, GONZATO TAKIM ME KREUN E RI TË SPAK