Shtatë kg marijuanë të fshehur mes makinave në bodrum, pranga shqiptarit

Një tjetër shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut të drogës. 32 vjeçari me iniciale B.E, u arrestua në provincën Ascoli Piceno, ndërsa banonte në Emilia-Romagna. Atij ju sekuestruan rreth 7 kg drogë e llojit marijuanë. Operacioni përfundoi pas hetimeve të prokurorit të Forli-t, ndërsa më herët më 10 tetor është arrestuar edhe një 38 vjeçar shqiptar me iniciale O.N. që jetonte në Cesena. Atij ju sekuestruan 42.5 kg marijuanë. Lënda narkotike u gjet në një ndërtesë në anën tjetër të qytetit ku banonte shqiptari, e fshehur në bodrum. Atje u gjetën rreth 2 kg marijuanë nga sasia totale e fshehur mes makinave të parkuara në bodrum. Dyshohet se ambienti është përdorur si depo për ruajtjen e lëndës narkotike. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 6.900 euro para të gatshme, të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike, dy peshore precize si dhe materiale për paketimin e marijuanës.

Artikulli paraprakNJE TJETER TRAGJEDI NE DET,DYSHOHET PER QINDRA EMIGRANTE TE VDEKUR NE SIÇILI
Artikulli tjetërGJYQTARI I NDESHJES SHQIPËRI-IZRAEL RIHAP FACEBOOK-UN DHE SQARON TIFOZËT