
Rreth një javë pas hapjes së poliklinikës së specialiteteve në Shkodër, qytetarët shkodranë kanë vijuar kontrollet rutinë, tashmë duke përfituar edhe 7 shërbime të reja shëndetësore. Drejtori Egir Lezha se tashmë nga 15, në poliklinikën e specialiteteve ofron 22 shërbime shëndetësore.
Po ashtu, është rritur me 40% është fluksi i vizitave tregon drejtori Lezha.
Pas rikonstruksionit të poliklinikës së specialiteteve rreth 1 javë më parë, tashmë qytetarët shkodranë kanë mundësinë të marrin çdo shërbim ambulant pranë këtij institucioni, pa qenë nevoja të zhvillojnë vizita pranë spitalit rajonal të Shkodrës.