Shtatore për pilotin Hoxha Piloti i FA humbi jetën në krye të detyrës

KUCOVE – Është përuruar sot në sheshin qendror të qytetit të Kuçovës, shtatorja kushtuar pilotit Donald Hoxha, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë një fluturimi stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe, në 6 Prill. Si pasojë e rrëzimit të helikopterit të ushtrisë humbi jetën edhe piloti tjetër Florian Deliaj dhe u plagos një tjetër ushtarak. Në ceremoninë e përurimit të shtatores ishin të pranishëm komandanti i Forcave Ajrore Shqiptare, Gjeneral Vladimir Avdiu, efektivë të Repartit të Farkës, pushtetarë vendor, familjarë e shokë të Donaldit. Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Vladimir Avdia, deklaroi se ky bust nuk është vetëm i Donald Hoxhës, por i të gjithë pilotëve, teknikëve dhe specialistëve të këtij qyteti, që e zhvilluan ndër vite aviacionin shqiptar. Shtatore për pilotin Donald Hoxha, i ati: Më lehtësuat dhimbjen +10 Shtatore për pilotin Donald Hoxha, i ati: Më lehtësuat dhimbjen Për Vesel Hoxhën, babain e dëshmorit Donald Hoxha, kjo shtatore në sheshin e qytetit ka vendosur në vend nderin e djalit të tij, që humbi jetën në krye të detyrës. “Ndihem krenar, respekti juaj më lehtëson dhimbjen”-tha ai, ndërsa falenderoi Ministrinë e Mbrojtjes edhe për faktin që e rreshtoi Donaldin mes dëshmorëve të atdheut. Donald Hoxha, piloti 27-vjeçar nga Kuçova, i diplomuar në Universitetin “Federiku i Dytë” në Napoli, kishte fituar gradën e togerit dhe bashkë me kolegun e tij, kapitenin Florian Deliaj, gjatë një fluturimi stërvitor në bordin e Helikopterit EC 145, u rrëzuan në 6 Prill 2016 në ujërat e liqenit të Shkodrës, pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe,duke humbur jetën. Pas vdekjes tragjike, dy pilotët u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”,ndërsa qyteti i lindjes së Donad Hoxhës, Kuçova,e shpalli atë “Qytetar Nderi”.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON NE TRANSFERTE NE VLORE, MUND 1-0 FLAMURTARIN
Artikulli tjetërURDHRAT E MBROJTJES,POLICIA:10 PERSONA NE DITE DENONCOJNE DHUNEN