
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta në Shëngjin është kthyer në një pikë të re referimi dhe një atraksion për vizitorët që mbërrijnë në këtë zonë turistike.
E vendosur në një prej hapësirave të frekuentuara ballkonin panoramik te Ranes se Hedhun, shtatorja tërheq vëmendjen e pushuesve dhe turistëve, të cilët ndalojnë për ta parë, për të realizuar fotografi dhe për t’u njohur me historinë që ajo përfaqëson. Vizitorët e vlerësojnë pozitivisht praninë e këtij monumenti, duke e konsideruar një element që i shton vlerë pamjes së Shëngjinit dhe e bën më të veçantë eksperiencën e tyre gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar.
Figura e Mbretëreshës Teuta, një nga personazhet më të njohura të historisë ilire, i jep shtatores edhe një dimension historik e kulturor, duke ndërthurur turizmin me trashëgiminë e lashtë të kësaj treve.Përveç plazheve, natyrës dhe vijës bregdetare, Shëngjini po pasurohet edhe me pika të reja që tërheqin vëmendjen e turistëve. Shtatorja e Teutës është tashmë një prej tyre, duke u kthyer në një tjetër pikë ku vizitorët ndalojnë gjatë shëtitjeve të tyre.
https://youtu.be/S5nqaGQYwnI


