Sandër Ruçi, Mjeshtri i Madh i humorit ka promovuar librin e tij të dytë “Shtegtim nëpër parajsën e ferrit artistik”. Salla e konferencave në hotel “Colosseo” u mbush nga miq dhe kolegë të mjeshtrit të madh, të cilët e përkrahën në promovimin e këtij libri, i cili sipas autorit do të ngjallë edhe polemika të ndryshme.
Ruçi tha se në libër ka përmbledhur disa të vërteta të rrugëtimit të tij artistik.
“Shtegtim nëpër parajsën e ferrit artistik” është një libër që tërheq lexuesin. Sandër Ruçi fton dashamirësit e tij ta lexojnë dhe të vlerësojnë këtë botim, që mund të mos jetë i fundit.