Rreth 500 fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj u bene bashke në eeicionin e trete te festivalit “Shtojzovallet Fest”, një aktivitet që po merr gjithnjë e më shumë përmasa në skenën artistike.Në këtë aktivitet artistik morën pjesë 17 grupe kërcimi, të cilat per 2 dite me radhe sollën koreografi të larmishme, duke krijuar një atmosferë plot ritëm dhe emocione për publikun e pranishëm.
Organizatorja dhe koreografja, Rudina Demaliaj, u shpreh se ky festival i cili eshte kthyer ne tradite te pervisthem u ka dhënë mundësinë çdo fëmije të shprehë talentin e tij.Ndërkohë, Naski Ahmeti, mësimdhënëse dhe koreografe nga Shkolla e Muzikës në Gjilan, e cilësoi pjesëmarrjen si një emocion të jashtëzakonshëm.
Festivali u pershendet dhe nga nenkryetarja e Bashkise Lezhe Eueda Molla dhe Drejtoria e Zyres Vendore te Arsimit Antoneta Suta.
“Shtojzovallet Fest” po konsolidohet si një aktivitet i rëndësishëm për promovimin e talenteve të reja, duke e kthyer Lezhë në një pikë takimi për artistët e vegjël nga rajons

Artikulli paraprakNIS ASFALTIMI I RRUGËS SË KOMANIT
Artikulli tjetërBERISHA: PROTESTA E 8 MAJIT KA TË BËJË ME DY ÇËSHTJE THEMELORE