Policia e Shkodrës ka bërë të ditura detaje nga aksioni ku u zbuluan një shtëpi bari në Malësinë e Madhe.

Në një dalje për mediat zyrtarët e policisë së Shkodrës, se u sekuestruan 31 kg kanabisi, ndërsa në pranga ranë 9 persona.

Ndërkohë sipas policisë, 3 persona janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Hamdi Fjora dhe prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër Gëzim Spahiu, konferencë për zbardhjen e grabitjes në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Shkodër.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i Sheganit”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi të Madhe. Gjithashtu zbulohet një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Vihen në pranga 9 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, si dhe prova të tjera materiale që i shërbejnë hetimit për dokumentimin me prova ligjore të grabitjes me armë dhe dhunë të filialit të bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.

Gjatë kontrollit nga polumbarët e RENEA-s, deri tani është gjetur njëra nga armët e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë kryerjes së grabitjes së vlerave monetare.

Artikulli paraprakFOTOLAJM/ SPORTIV DHE LARG POLITIKËS, BERISHA I KTHEHET ‘ZAKONIT’ TË VJETËR
Artikulli tjetërGRABITJA E BANKËS NË KOPLIK, ZBULOHEN EMRAT E TË ARRESTUARVE, POLICIA E SHKODRËS ZBARDH DINAMIKËN E NGJARJES