
Shtatë vajza të reja nga Lezha dhe nje poete janë përballur me një prej veprave më të njohura të dramaturgjisë botërore. Në skenën e Pallatit të Kulturës, trupa teatrore Liss solli “Shtëpia e Bernarda Albës”, veprën e Federico García Lorcës, nën drejtimin e regjisorit Alket Bushi. Për aktoret e reja, kjo nuk ishte thjesht një shfaqje.
Në qendër të dramës është Bernarda, një nënë që kërkon të vendosë rregull dhe kontroll absolut mbi jetën e vajzave të saj. Përballë saj janë dëshirat dhe rebelimi i vajzave, duke krijuar një tension që rritet nga skena në skenë.Në këtë përballje është edhe La Poncia, shërbëtorja që e njeh nga afër familjen dhe është dëshmitare e asaj që ndodh pas dyerve të shtëpisë. Personazhin e saj e interpreton Elvira Llupi.
Keslin Perdoda, Alesia Alcani, Ester Pulaj, Eni Zefi, Ermela Qosaj, Orgesa Ndoj dhe Arvita Paloci u ngjitën në skenë për të interpretuar personazhet e kësaj drame.Edhe pse adoleshente, vajzat u përballën me një tekst që kërkon shumë më tepër sesa të mësosh dialogjet.
“Shtëpia e Bernarda Albës” është tashmë një nga shfaqjet që po i shtohet skenës së Lezhës, ndërsa për këto vajza, kjo eksperiencë mund të jetë vetëm fillimi i një rruge të re në art.Një skenë që po hapet për të rinjtë dhe një teatër që po përpiqet të marrë jetë përmes tyre.
https://youtu.be/8njMhtmBGZs


