Përfaqësues të bashkisë dhe organizatave në Shkodër po zbatojnë një plan, i cili synon që të përgatisë familje të gatshme për të strehuar përkohësisht fëmijë.

Kreu i drejtorisë së shërbimeve sociale u shpreh se synimi është që fëmijët pa prindër të mos u drejtohen menjëherë institucioneve. Takimi u zhvillua në ambientet e shtëpisë së fëmijës 0-6 vjeç.Në ditën e tretë të javës kushtuar familjes, Bashkia Shkodër zgjodhi të organizonte një panel diskutimi me përfaqësues të organizatave dhe prindër të fëmijëve që jetojnë apo kalojnë kohën pranë shtëpisë së fëmijës 0-6 vjeç. Kreu i Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në bashki tha se po synohet që të përgatiten familje të gatshme për të strehuar përkohësisht fëmijë. Drejtuesja e shtëpisë së fëmijës qëndroi në të njëjtën linjë duke thënë se është e rëndësishme të promovohen shërbimet alternative të përkohshme.