Kjo ishte deklarata e Zevendes Ministrit te Kultures Zef Cuni ne muajin maj te ketij viti bere gjate aktiviteti kulturor mbi arkitekturen e vjeter te shkodres.Zevendes Ministri deklaronte se shtepia do te ringrihej shume shpejt dhe per kete madje egzistonte nje projekt konkret dhe zbatimi i tij nuk do te ishte i vonuar.

Aktualisht ndodhemi ne fund te muajit shtator dhe asnje hap nuk eshte ndermarre edhe pse vete z.Cuni gjate kesaj periudhe ka qene i pranishem ne Shkoder per nisjen e disa projekteve te restaurimit si eshte edhe rasti i Varrezave te Rrmajit.Nje vizite e shkurter e kameras tone tregon qarte pllakaten e vjeter te shtepise se Gurakuqit si e vetmja relike e mbetur nga egersia e viteve te fundit.Trishtimi eshte i dukshem edhe t ek banoret e vjeter te kesaj rrugice te cilet jashta kameras shprehin indinjaten e tyre per rrenimin e kesaj banese me vlera historike.Shtepia muze e Luigj Gurakuqit , qe gjendej ne rrugen me te njejtin emer, nuk ishte thjesht shtepia e njen der patrioteve me te medhej tone, por ishte njikohesisht edhe nji shtepi karakteristike e qytetit te Shkodres ku shikohej qarte arti popullor, qofte ne veshtrimin e ndertimit, qofte ne paisjet e orendite shkodrane. Disa nga reliket e vecanta te kesaj banese ishte tavani i drurit me ornamente te skulptures, dyert dhe dritaret me dru te gdhendur si dhe nji oxhak karakteristik. Edhe pse qeverite e ndryshme nder vite moren mjaft letra e kërkesa nga intelektuale te Shkodrës, për vite të tëra keto te fundit e neglizhuan situaten duke mos nderhyre asnjehere për të mos lënë të asgjësohej e të tjetersohej shtëpia që ishte muze dhe objekt kulture i mbrojtur me ligj .