Shtëpia ku ka jetuar më parë për disa kohë ish-futbollisti dhe ish-trajneri i famshëm Loro Boriçi po shkon drejt shkatërrimit të plotë. Edhe ato pak vlera historike që i kanë mbetur po humbasin dita-ditës. Një firmë italiane Linguria Invest ka blerë banesën trashëgimtarëve dhe pas lejes së dhënë nga Bashkia Shkodër duke qenë se ndodhet në zonë të mbrojtur edhe Ministria e Kulturës së asaj kohe në vitin 2013 miratoi një projekt për rikonstruksionin e kësaj shtëpie me një vendim që mban firmën e ish-ministrit Aldo Bumçi.

Vetëm janë vënë disa skela dhe firma Linguria Invest është zhdukur pa lënë gjurmë duke lënë në të njëjtën situatë shtëpinë e Loro Boriçit. Drejtore rajonale e kulturës në Shkodër Majlinda Laçej shprehet se investitori ka falimentuar financiarisht ndërsa detyra e këtij institucioni është vetëm mbikqyrja. Vendimet për më tej thotë drejtorja Laçej i takojnë Bashkisë Shkodër edhe pse objekti ndodhet në zonë të mbrojtur. Në aspektin kultural, drejtorja Laçej shprehet se lënia në atë gjendje e shtëpisë së Loro Boriçit është një vlerë e humbur historike për Shkodrën.

Artikulli paraprakBE DËSHTON NË PAKETËN PËR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërFLAKËT E ZJARRIT NUK KURSEJNË PARKUN KOMBËTAR TË THETHIT