Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Tepelenës pasditen e sotme.

Dy persona kanë humbur jetën nga djegia e një banese në katin e parë të lagjes “15 Shtatori”. Sipas informacioneve, nga flakët e zjarrit në shtëpi kanë vdekur foshnja 6 muajshe dhe nëna 35-vjeçare me iniciale E.Sh. Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse nga Gjirokastra për të shuar flakët e zjarrit. Shkaqet e zjarrit që çuan në këtë ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Nga hetimet paraprake, dyshohet se motiv ka qenë rrjedhja e gazit, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak‘U KAP’ ME 700 KG DROGË, GJYKATA ITALIANE LIRON NGA BURGU SHQIPTARIN
Artikulli tjetërSHQIPTARI QËLLOHET ME ÇIFTE, TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER NË SPITAL