
Janë rreth 15 banesa tradicionale të evidentuara në zonën muzeale të “Gjuhadolit” të cilat po shkatë rrohen si shkak i amortizimit shumëvjeçar. DRTK Shkodër bënë të ditur se është e pa mundur që investimi të realizohet nga ana tyre pasi kërkohen fonde të mëdha ndaj shpresohet që ndërhyrjet të realizohen nga Ministria e Kulturës.
Sokoli thekson se një zgjidhje është që pronaret e ndërtesave ose bizneseve që operojnë në këtë zonë të miratojnë projektet për rikonstruksionin e tyre pranë dikastereve përkatëse.
Zona muzeale e Gjuhadolit krahas historisë dhe trashegimisë kulturore që mbartë është edhe mjaft e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj kryesisht gjatë sezonit veror ndaj ndërhyrja është emergjente për restaurimin e banesave karakteristike.