Për gati një muaj me radhë, shtëpiza e Babagjyshit ka qenë një nga pikat më të vizituara të festave, duke u kthyer në vendtakimin e preferuar të fëmijëve dhe familjeve. Çdo ditë, dhjetëra fëmijë u ndalën për të bërë foto, për të shkruar dëshirat e tyre dhe për të përjetuar nga afër magjinë e festave të fundvitit.
E mbushur me ngjyra, drita dhe buzëqeshje, shtëpiza krijoi një atmosferë të ngrohtë e festive, ku imagjinata e fëmijëve dhe gëzimi i tyre u bënë pjesë e një përvoje të paharrueshme. Prindër dhe gjyshër shoqëruan më të vegjlit në këtë hapësirë simbolike, duke ndarë momente të bukura familjare dhe kujtime që do të ruhen gjatë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINVESTITORET INETERES PËR LEZHËN
Artikulli tjetërAKSIDENT I TREFISHTË, PËRPLASEN 3 AUTOMJETE