
Shtëpiza rinore e cila është vendosur në pedonalen e qytetit për festat e fundvitit tashmë është kthyer në një hapësirë ku të rinjtë vullnetare po kontribuojnë për kauza sociale
Ditën e sotme mysafir të tyre ishin gjyshërit e “Shtëpisë së të moshuarve” Shkodër të cilëve ju ofrua një mikpritje e ngrohtë nga të rinjtë
Gjyshërit janë falenderues për ftesën e bërë por edhe për momentet e gëzueshme që të rinjtë ju falën atyre
Drejtori i “shtëpisë së të moshuarve” Fatjon Hoxha thekson rëndësinë e përfshirjes e të moshuarve në aktivitete të tilla
Banorët e “shtëpisë së të moshuarve” janë pjesë e shumë aktivitete festive gjatë muajit dhjetorë, duke i dhuruar kete në mënyrë momente të gezuara






