
Në pedonalen e qytetit të Shkodrës është hapur një nismë e veçantë festive, e ideuar për të afruar të rinjtë me komunitetin dhe për të mbështetur kauza sociale. “Shtëpiza Rinore”, wshtw një kënd i ngrohtë që menaxhohet nga të rinj vullnetarë. Gjatë gjithë ditëve në vijim, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë biskota të freskëta, çokollatë të nxehtë dhe produkte të tjera ushqimore të përgatitura me kujdes. Kjo nismë nuk synon vetëm krijimin e një atmosfere festive, por edhe përfshirjen aktive të të rinjve në aktivitete solidariteti.
Të ardhurat e mbledhura nga shitjet do të përdoren për mbështetjen e një kauze sociale. Iniciativa është realizuar nga Bashkia Shkodër, e cila synon të promovojë angazhimin qytetar të të rinjve dhe të krijojë hapësira ku ata mund të japin kontributin e tyre në jetën e qytetit.






