Homazh protestë për Florencin të dielën tek Piramida. Në rrjetet sociale është shpërndarë një thirrje për tu bashkuar në homazh protestë që do të organizohet të dielën në orën 12:00 tek Piramida. Nisma thurrje ka bërë thirrje për t’iu bashkuar kësaj proteste homazh.

Florenci ishte njëri nga ne. I rritur me vuajtje nga prindër të palodhur shqiptarë guxoi të ikë nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Iku sepse kërkonte më shumë për veten. Iku sepse ky vend nuk kishte mundësi për të. Iku sepse dashuronte jetën por gjeti vdekjen. E lanë 28 ditë në paraburgim sepse nuk kishte me vete dokumentin. E therrën si të ishte bagëti dhe e lanë në dyert e spitalit si plaçkë pa zot. E vranë duke ja hequr tubat pa pyetur askënd. Shteti heshti.

Heshti kur ai lindi, heshti kur ai u rrit e kërkonte një mundësi, heshti kur ai donte një punë, heshti kur ai u arrestua padrejtësisht, heshti kur e masakruan, heshti edhe kur e vranë. Shteti heshti!Por ne nuk do heshtim!!! Të dielën në 12:00 merr një qiri, një lule, një parrullë, një shok a shoqe me vete dhe eja te Piramida. Boll me qarje në FB! Boll me blegërima në mitingje. Të dielën takohemi te Piramida, per të përcjellë siç duhet Florencin dhe për të mos heshtur!