
Këto janë rrënojat e kishës në fshatin Lohe të Malësisë së Madhe, një kishë kjo sipas studiuesve paleokristiane e cila mund të datojë që në shekullin e III-të. E zbuluar në vitet ’80 në komunizëm nga studiuesi Zamir Tafilica, themelet e kësaj kishe u bekuan nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Mssafra pas një rrethimi që i është bërë me kontributin e shqiptarëve në Amerikë…..
Arqipeshkëvi Massafra bekoi edhe kishën e Sterbeqit në Malësinë e Madhe muret e së cilës janë restauruar. Edhe pse kjo kishë u ndërtua pas Pavarësisë dhe nuk është aq e vjetër, ka një rëndësi të madhe sepse është një dëshmi e gjallë e shndërrimit të kishave në objekte të tjera nga komunizmi….
Me këtë rast arqipeshkëvi Massafra bën thirrje që shqiptarët të festojnë vetëm 28 nëntorin, ditën e Pavarësisë. Sipas tij 29 nëntori, dita e Çlirimit është dita e vdekjes së kombit shqiptar…
Në fund Massafra bën një thirrje për shtetin që të tregojë një kujdes më të madh për rrënojat e kishave në gjithë vendin të cilat janë lënë në harresë nga institucionet shtetërore…
Rrënojat e kishës së Lohes dhe Sterbeqit në Malësinë e Madhe janë ruajtur edhe nga vetë banorët gjithë këto vite duke mos i prekur këto vende të shenjta.