Duke nisur nga sot, 1 maj, mbi 95% e shërbimeve publike do të ofrohen online.

Kështu deklaronte ditë më parë kryeministri Edi Rama, i cili theksonte se në këtë mënyrë qytetarët do të kursejnë kohë, do të shmangin radhën dhe po ashtu i japin fund edhe korrupsionit në këmbim të një shërbimi të caktuar.

“Shteti vjen te ti me një klik. Shpëtim i madh edhe ky nga radhat e nga streset dhjetëra vjeçare për një vërtetim pensioni apo për të tjera dokumente sigurimesh shoqërore, të cilat tani i merr nga shtëpia çdo shqiptar, në Shqipëri apo në emigracion. Tanimë shteti vjen tek qytetari, nuk shkon më qytetari tek shteti”, kështu shprehej kryeministri Rama më herët.

Artikulli paraprakMethods to Date an Asian Girl
Artikulli tjetër“8 ORË PUNË, 8 ORË ARGËTIM, DHE 8 ORË GJUMË”, DITA NDËRKOMBËTARE E PUNËS DHE HISTORIA E 1 MAJIT