Shtimi i konsiderueshëm i numrit të turistëve në zonat e mbrojtura në Shkodër, kryesisht pjesën e alpeve përgjatë Thethit ka bërë që institucionet të marrin masa për mirëmenaxhimin e sezonit turistik. Drejtori i Agjencisë të Zonave të Mbrojtura Agim Dardha, tregon disa prej masave të ndërmarra.

Një sfidë që kërkon një zgjidhje janë mbeturinat që lënë turistët apo bujtinat në zonat e mbrojtura.

Zonat e Mbrojtura bashkë me insitucionet e tjera kanë një vëmendje edhe për ndalimin e ndërtimeve pa leje.

Thirrja për turistët është që në zonat malore të shmangin shtigjet e vështira të cilat nuk janë në hartat e guidave.

Drejtori Dardha bën një apel edhe për zjarret në alpe të cilat shpesh janë të qëllimshme.

Në Shqipëri këtë vit pritet që të vijnë 14 milion vizitorë, pjesa më e madhe gjatë muajve të verës. Kjo rritja e turizmit kërkon edhe masa konkrete për ta përballuar pa probleme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MPOSHT TEUTËN NË GJYSMËFINALEN E KATËRT
Artikulli tjetërNË KËTË MOMENT MIRËQENIA JUAJ FIZIKE DHE MENDORE LUAN NJË ROL KRYESOR… HOROSKOPI PËR SOT