
Policia Bashkiake ka marrë masë ndaj një shtetasi që shtirej si invalid për të kërkuar lëmoshë dhe kryente veprime të turpshme në publik, duke shqetësuar qytetarët.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme, personi u shoqërua për verifikim dhe u largua nga zona.
Policia Bashkiake Shkodër vijon patrullimet e përditshme për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë në hapësirat publike të qytetit.






