Kryeministri Edi Rama në përshëndetjen e përditshme “mirëmëngjesi” në Facebook ka publikuar disa të dhëna mbi lehtësirat në sportelet e administratës, ku vetëm gjatë muajit nëntor në e-Albania janë regjistruar me mijëra dokumente tatimore, certifikata, ekstrakte biznesi.

“Dhe me këtë informacion për kohën dhe paratë e kursyera qytetarëve përmes lehtësimit të ndjeshëm të barrës burokratike në sportelet e administratës, ju uroj një ditë të mbarë. Vetëm gjatë muajit nëntor janë gjeneruar online në portalin e-Albania 18,498 vërtetime tatimore; 94,466 certifikata të gjendjes civile; 876 ekstrakte biznesi.

Shumë shërbime publike të portalit e-Albania tashmë do të ofrohen në çdo zyrë noterie dhe filiali të Postës Shqiptare pranë shtëpisë suaj, pa patur nevojë të shkoni në sportelet përkatëse. Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3 dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania: ekstrakt i thjeshtë, ekstrakt historik dhe certifikata e regjistrimit, NUIS.

Artikulli paraprakTRUMP MBËSHTET ROY MOORE, AKUZOHET PËR NGACMIMET SEKSUALE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 12 DHJETOR