317 raste të dhunës në familje janë regjistruar në shoqatën “Gruaja tek gruaja” gjatë vitit 2024. Tonilda Çela, përfaqësuese e organizatës tregon se vajzat dhe gratë në moshën 24 – 55 vjeç janë më të dhunuarat, ku 11 prej tyre kanë marrë edhe shërbimin psikologjik.

Çela shton se nga rastet e regjistruara në vitin 2024, 55 prej tyre janë trajtuar me strehim emergjent për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin.

Ndërkohë 68 vajza dhe gra janë trajtuar me urdhër mbrojtje.

Artikulli paraprakMYFTIU: LUTUNI PËR FËMIJËT TUAJ
Artikulli tjetërPRIMARET NË LEZHË, NË GARË SHUMË EMRA