Kriminaliteti apo i njohur ndryshe veprat penale në Shkodër këtë vit kanë njohur një rritje që nuk vjen vetëm përmes përceptimit por edhe statistikave.

Një prej avokatëve në Shkodër Ardjan Bungaja thotë se krimi ka njohur një shtrirje më të madhe jo vetëm në qytet por edhe zonat rurale. Rastet e kriminalitetit janë shtuar thotë avokati Bungaja dhe kjo vjen sipas tij nga keqeverisja. Avokati Bungaja nuk është dakord me ashpërsimin e Kodit Penal për vepra të lehta penale siç kërkojnë çdo ditë ministrat apo edhe deputetët. Një avokat në Shkodër ka mesatarisht 30 raste në vit të mbrojtjes të personave që kryejnë vepra penale ndërkohë që janë afro 50 juristë aktiv një tregues i qartë i rritjes së kriminalitetit në Shkodër.