
Autizmi po njeh një rritje të ndjeshme edhe në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, në Lezhë janë rreth 80 fëmijë të diagnostikuar me autizëm, por ky numër mund të jetë më i lartë, pasi shumë prindër ende nuk e pranojnë këtë gjendje dhe nuk i drejtojnë fëmijët e tyre tek institucionet për trajtim dhe mbështetje. Shqetësimi është ngritur nga mjekja logopede Eranda Alcani, sipas të cilës pranimi i hershëm i diagnozës nga prindërit dhe ndërhyrja në kohë janë kyçe për progresin e fëmijëve.
Bashkia e Lezhës ka nisur një angazhim të ri për përfshirjen e fëmijëve me autizëm në institucionet kulturore dhe aktivitetet e tyre, duke synuar krijimin e një mjedisi më të hapur dhe mbështetës për këtë shtresë të shoqërisë.