Këtë vit në qarkun e Shkodrës vihet re një rritje me 400 hektar e sipërfaqes së mbjellë me bimë medicinale. Hysni Ligataj përgjegjës i sektorit të Ekstensionit Bujqësor në Shkodër thekson se ajo që vihet re përveç shtimit të sipërfaqes është edhe cilësia e bimëve është më e mirë krahasuar me vitin e kaluar.

Rritja e çmimeve të imputeve bujqësore nuk kanë ndikuar tek fermerët e bimeve medicinale pasi nuk përdorin impute.

Në qarkun e Shkodrës janë rreth 5200 hektar tokë të mbjella me bimë medicinal. Nga këto 4200 hektar janë me sherebelë. Pjesa më e madhe e këtyre bimëve të cilat prodhohen në Shqipëri eksportohen në vende të ndryshme të Europës dhe Amerikës.

Artikulli paraprakFREDERIK NDOCI: IKA NGA “VARRI”, SJELLI MUZIKËN E VËRTETË
Artikulli tjetërBLLOKOHET E-ALBANIA, RIHAPET GJENDJA CIVILE PËR QYTETARËT