
Në shkollën pyjore “Kolë Margjini” është rritur numri I nxënëseve vajza të cilat kanë zgjedhur drejtimet e kësaj shkolle për arsimin professional. Drejtorja Albana Lleshaj, tregon se këto ndryshime kanë nisur prej 3 vitesh, ndërsa shton se ndihet mirë që vajzat kanë zgjedhur pikerisht këtë shkollë.
Ndërkohë, drejtorja shton se fakti që kjo shkollë nuk ka një numër të konsiderueshëm nxënësish, mësuesit janë më të përkushtuar me secilin prej tyre.
Në shkollën e mesme pyjore “Kolë Margjini” krahasuar me një vit më parë ka patur një rritje të numrit të nxënësve që janë regjistruar në klasat e dhjeta.


