
Në Spitalin e Shkodrës vijojnë të paraqiten pacientë të prekur nga virozat e stinës, të cilat janë tipike për këtë periudhë të vitit. Shefi I repartit të urgjencës, mjeku Ardian Dajti, bën me dije se situata paraqitet e qëndrueshme dhe se fatmirësisht, nuk janë evidentuar raste të Covid-19 në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë, mjeku shpjegon se simptomat e Covid-19 mund të dallohen nga virozat e zakonshme, pasi virozat shfaqen zakonisht me temperaturë, kollë etj ndërsa simptomat e covidit janë më të theksuara,
Mjekët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë higjienën personale, të shmangin kontaktet e panevojshme dhe të mos neglizhojnë vizitën mjekësore, në mënyrë që të parandalohen komplikacionet dhe përhapja e virozave.






