Reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shkodër ka marrë masat për përballimin e sezonit veror, periudhë gjatë së cilës rritet ndjeshëm rreziku i zjarreve.

Drejtori i repartit, Agim Ponari, bën të ditur se është shtuar numri i efektivëve për të garantuar një reagim sa më të shpejtë ndaj çdo emergjence gjatë muajve të verës. Sipas tij, strukturat janë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat që mund të krijohen.

Ponari thekson se sfidën më të madhe vazhdojnë ta paraqesin zjarret në terrenet malore, ku ndërhyrja është më e vështirë për shkak të relievit dhe aksesit të kufizuar.

Ai u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe pasurive natyrore gjatë sezonit veror.

Artikulli paraprakSAMITI I NATO-S, TRUMP: TË ZHGËNJYER NGA ALEANCA
Artikulli tjetërARRSH NIS NDËRHYRJEN NË AKSIN LEZHË-SHKODËR