Pas tërheqjes së ujit nga shtëpitë e përmbytura në fshatin Shtoj të Ri të njësisë rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër është bërë i mundur pastrimi i kanalit kullues. Megjithatë mbetjet që ishin brenda kanalit janë lënë në anë të rrugës duke u kthyer në një shqetësim për banorët por edhe duke rrezikuar që të bien sërish brenda kanalit.

Banorët tregojnë se ajo zonë është kthyer si një landfill pasi vijnë mbetje edhe nga zona të tjera.

Disa herë banorët janë ankuar për praninë e mbetjeve në atë fshat por deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare.

Për rreth një muaj në fshatin Shtoj i Ri ka pasur rreth 40 familje të cilat kanë qënë të përmbytura duke pësuar gjithashtu edhe dëme të konsiderushme në tokat bujqësore të tyre.

Artikulli paraprakVRASJA E DYFISHTË, AVOKATI: ASNJË PROVË PËR ARSEN STOJKUN
Artikulli tjetërSHËNDETI – 24.02.2021