
Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin Shtoj i Vjetër në njësinë Rrethina, vijon të jetë i amortizuar prej më shumë se 30 vitesh. Një situatë e tillë është kthyer në një problem shqetësues për banorët. Telat e energjisë rrezikojnë të shkëputen nga shtyllat dhe të bien në tokë duke rrezikuar jetën e banorëve.
Banorët thonë se kanë marr vetem premtime ndër vite, pasi deri më tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje në riparimin e rrjetit elektrik.
Në fshatin Shtoj i Vjetër është e domosdoshme ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për përmiresimin e rrjetit elektrik sa më parë, në mënyrë që të parandalohet rreziku që i’u kanoset çdo ditë banorëve si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.


