Kjo ishte pamje e Lumit Drin në Lezhë, pasditen e së dieles.

Shtrati i këtij lumi të ngjante me një landfill mbetjesh pas reshjeve të shiut që përshinë zonat malore të Lezhës dhe Shkodres.

Sikurse shihet dhe nga pamjet në uje lundronin qelq, plastikë e materiale të tjera.Mbeturinat përshkojnë rrjedhën e lumit, e me pas përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe një panoramë aspak te këndshme në këtë periudhe sezoni turistik, ku numri i pushuesve është gjithnjë në rritje.

Shkaktari i kësaj ndotje është vetë dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara, që me shtimin e prurjeve në kohë reshjesh, merren nga rrjedha e ujit. Kjo është një problematike e vazhdueshme, çka tregon dhe dështimin e institucioneve përgjegjëse në menaxhimin e mbetjeve urbane.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVDES NË HOTEL PUSHUESJA KOSOVARE NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërARTIZANËT MARRËVESHJE ME SHKOLLËN PYJORE