Gjeli është një nga ushqimet tradicionale të festës së Shën Kollit. Të shumtë kanë qënë qytetarët shkodranë të cilët kanë dalë për të blerë këtë të hënë gjelin e festës. Ajo që vihet re është rritja e çmimit krahasuar me një vit më parë. Qytetarët theksojnë se në kushtet kur çmimi është rritur detyrohemi të blejmë një gjel më të vogël.

Një vitë më parë një kilogram i gjelit kushtonte 800 lekë të reja ndërsa këtë vit varion nga 1000 lekë deri në 1200 lekë të reja.

 

Artikulli paraprakROMËT: BANESAT KU NA STREHUAN MBAJNË LAGËSHTIRË
Artikulli tjetër“TË DREJTAT PRONËSORE DHE TRASHËGIMORE TË GRAVE”