Vllaznia do të presë Flamurtarin në orën 17:00 këtë të mërkurë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Kupën e Shqipërisë. Në prag të këtij dueli, zv/trajneri i kuqebluve, Ndriçim Shtubina, doli në konferencë për mediat, ku tha se kalimi i turit është detyrim, por duhet kujdes.

Shtubina shtoi se edhe ish-trajneri Migen Memelli dhe ish-drejtori sportiv Elvis Plori kanë meritë në këto rezultate pozitive të skuadrës.

Nga ana tjetër, edhe sulmuesi i Vllaznisë, Mehdi Çoba, u shpreh se është ndeshje e rëndësishme me Flamurtarin dhe se do të japin maksimumin. Poashtu, ai shtoi se është i kënaqur me aktivizimin e tij dhe formën e tij që po kalon.

Vllaznia do të luajë kundër Flamurtarit pikërisht këtë të mërkurë, në orën 17:00 në Shkodër.

Artikulli paraprakFITORET E VLLAZNISË NË FOKUSIN E “STAR SPORT”
Artikulli tjetërBORA, ARRSH: SHOFERËT PA GOMA DIMRI PROBLEM