Ish-futbollisti i Vllaznisë Ndriçim Shtubina në një nga intervistat e dhëna u shpreh jo pak thumbues me trainerin Ernest Gjoka duke u shprehur se Gjoka nuk është shkodran dhe nuk i djeg për Vllazninë. Kjo deklaratë e tij tërhoqi jo pak vemendjen e shumë mediave online por nuk ka munguar edhe kundërpërgjigjia e trainerit kuqeblu edhe pse Gjoka është munduar të evitojë polemikat, duke u përgjigjur shkurt: “Nuk ka arsye të merrem me replika, secili thotë atë që mendon.

Dua vetëm të sqaroj diçka: merkaton nuk e bëj unë, nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk kam kërkuar askund ta bëj. Atë e bëjnë drejtuesit dhe ata me sjellin emrat që kanë si mundësi për të afruar, ndërsa unë zgjedh futbollistët që më duken të përshtatshëm për skuadrat e mia. Kështu ka funksionuar në çdo klub ku kam punuar. “Sa për pjesën që nuk jam shkodran, ndaj nuk më djeg shumë për Vllazninë, mund të them kaq: vërtet nuk jam shkodran, por tani ndihem shkodran dhe e dua suksesin e Vllaznisë si gjithë shkodranët.

Unë jam profesionist, në radhë të parë, ndaj Vllaznia është shqetësimi im kryesor dhe i vetëm, sepse suksesi i Vllaznisë është edhe i imi, në çdo drejtim. Më duket e gabuar të merremi me përkufizime të tilla, shkodran apo jo, sepse trajneri është i pari që e do suksesin e skuadrës, për gjithë arsyet e mundshme”. Në këtë mënyrë e ka mbyllur traineri Ernest Gjoka kundërpërgjigjen e tij ndaj Shtubinës. Mesfushori shkodranë pas largimit të tij nga Kukësi ka firmosur ditët e fundit të muajit dhejtor me ekipin e Laçit edhe pse më parë Shtubina është shprehur i hapur ndaj Vllaznisë për ndonjë ofertë të mundshme rikthimi tek kuqeblutë gjë që nuk ndodhi.

Artikulli paraprakHAPET GROPA NË MES TË RRUGËS, I PRISH MURIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA SHKËMBIME ME EKIPE TË TJERA …?