Qeveria ka shtyrë afatin mbi vlefshmërinë e pasaportave diplomatike. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, i cili ka vendosur që të shtyjë me 1 vit vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe atyre të shërbimit.

Kujtojmë se me vendimin e vjetër, këto pasaporta kishin vlefshmëri deri në 30 qershor 2021, ndërsa tashmë ato do të jenë të vlefshme deri në kenë vlefshmëri 31 dhjetor 2022. Duke risjellë në vëmendje një debat të dy viteve më parë, kur ministri i asaj kohe, Gent Cakaj, kërkoi që 350 persona të rikthenin pasaporta diplomatike, pasi i kishin në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë, në fund të dhjetorit 2019 qeveria vendosi të shtynte vlefshmërinë pasaportave deri në dhjetor të 2021.