Është shtyrë deri në datën 30 prill, afati i aplikimit për pajisje të qytetarëve me kartat e shëndetit.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të marrë këtë vendin, pasi gjatë ditëve të fundit është shënuar një fluks shumë i madh i qytetarëve që kanë shkuar pranë zyrave të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shqëndetësor, për tu pajisur me këto karta.  Fluks ka patur edhe në qendrat shëndetësore, aty ku stafet e mjekëve e infermjerëve po i’u shërbejnë qytetarëve.Pajisjen e qytetarëve me kartat shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë e ka lidhur me faktin se mjekët dhe farmacitë do të kursejnë 600 mijë minuta në muaj për këtë punë, por edhe qytetarët që prisnin më gjatë në qendra shëndetësore apo farmaci do ta kursejmë këtë kohë.Në vend të një libreze qytetarët tazshmë do të kenë në dorë kartën, por edhe të gjithë informacionin e lëshuar në momentin e kartës të dixhitalizuar që e ndihmon stafin mjekësor që të ketë një informacion më të plotë shëndetësor, por edhe për të shtuar elementët individuale në dosjen e secilit.Karta e Shëndetit mund të merret falas nga të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret.Sipas ekspertëve, karta i shërben mbajtjes në mënyrë elektronike të të dhënave, krijimit të një imazhi të ri për problematikën e sëmundshmërisë në Shqipëri, ndërkohë që lehtëson punën e mjekut në familje, duke shtuar minutat e kontaktit të drejtëpërdrejtë.Karta është e lidhur dhe me ID kombëtare që lejon njohjen dhe bashkëpunimin për të dhënat në sisteme të ndryshme

Artikulli paraprakMBYTET NE LIQENIN E SHKODRES RAMIZ ALIJA
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI, ZBARDHEN AMENDAMENTET E EKSPERTËVE