Shtyhet afati për ngritjen e komisioneve të Vettingut.Edhe 7 ditë kohë Avokatit të Popullit për kandidaturat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi në seancë se duhet t’i jepet edhe 7 ditë kohë Avokatit të Popullit për të shqyrtuar kandidaturat për komisionet e Vettingut. Ruçi sqaroi se aktualisht janë vetëm 21 kandidatë që kanë kaluar garën, ndërkohë që duhet të zgjidhen 28 emra. Një pjesë e kandidatëve, tha Ruçi, nuk kanë plotësuar dokumente procedurale dhe ndaj janë skualifikuar. Ruçi: T’i japim një kohë prej 7 ditësh Avokatit të Popullit këta aplikues që të plotësojnë këto kërkesa formale me qëllim që komisioni ad-hoc të ketë një bazë të gjerë dhe jo vetëm 21 kandidatë për 28 vende. Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ankesa, të cilëve nuk u është mundësuar aplikimit, t’u jepet edhe një mundësi. Përsëri t’i japim 7 ditë kohë dhe kuptohet që rendi i ditës është pas një jave pasi të përfundojë ky proces. Kjo punë të bëhet tamam siç e kemi nisur. Komisioni Ad-Hoc të ketë jo vetëm 21 kandidatë për 28 vende por edhe 100 apo më shuimë. Vetëm pak minuta pas nisjes së seancës, dhe fjalës sqaruese të Ruçit, Kuvendi mori vendim për shtyrjen e afatit dhe mbylli punimet e seancës.Parlamenti do i kërkojë Avokatit të Popullit rivlerësimin e listës me 79 aplikantë për të cilët ONM dha vlerësim pozitiv duke theksuar se një pjesë e tyre ka vetëm mangësi dokumentacioni. Parlamenti i kërkon Avokatit të Popullit që të rivlersojë këtë listë dhe ti japë mundësi aplikantëve të plotësojnë dosjet e tyre. Për institucionet e vettingut aplikuan 192 kandidatë, nga këto Avokati i Popullit vlerësoi pozitivisht 29 për 27 vendet në institucionet e vettingut. Nga kjo listë me 29 kandidatë ONM vlerësoi negativisht 8 kandidatë duke lënë listën me vetëm 21 kandidatë për 27 vende. Në këto kushte parlamenti vlerëson që procesi të rikthehet edhe një herë tek Avokati i Popullit që të ketë më shumë kandidatë Gjatë kohës së plotësimit të dokumentacionit të interesuar të tjerë kanë të drejtë aplikimi.Nga 83 deputete te prnishem,81 votuan pro ketij vendimi,dhe 2 kunder.

Artikulli paraprakBASHA: NUK PRANOJMË NJË REFORMË FASADË
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NË LIGJ, KRIMET E RËNDA NDAHEN NË TRE SEKSIONE