Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë, është shtyrë për në datën 21 korrik 2025.

Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë. Sipas prokurorit Arben Kraja, ai nuk është njoftuar zyrtarisht, pasi njoftimi i është dorëzuar Jamarbër Malltezit, i cili kishte marrë përsipër të informonte Berishën, por deklaroi se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë.
Në sallën e gjyqit u paraqitën vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Fatmir Bektashi nuk ishte i pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore dhe u përfaqësua vetëm nga avokati. Edhe Andia Pustina mungoi, duke zgjedhur të përfaqësohet nga mbrojtja ligjore.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 21 korrik, kur pritet të shqyrtohet çështja në themel.

Artikulli paraprakTURQIA NËN ‘PUSHTETIN’ E FLAKËVE
Artikulli tjetërNIS RINUMËRIMI I VOTAVE PËR FIERIN