
Është shtyrë seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit.
Shkak u bë kërkesa e avokatit mbrojtës, i cili kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes së Prokurorisë së Posaçme.
Gjatë seancës së sotme, gjykata legjitimoi palët, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 21 nëntor, në orën 09:30.
Sipas hetimeve të SPAK, gjatë fushatës elektorale, Shkreli dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në këmbim të votës së tyre. Prokuroria thotë se ai ka shfrytëzuar nevojat e banorëve për ndërtimin e rrjetit të energjisë elektrike, një investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës.






