Seanca e parë paraprake në GJKKO për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është shtyrë. Shkak u bë kërkesa e avokatit të Shkrelit i cili kërkoi kohë të njihej me aktet e Prokurorisë së Posaçme.
Seanca e radhës u caktua në datë 21 nëntor në orën 09:30, teksa këtë të marte u legjitimuan palët nga gjykata. Shkreli akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit. Sipas SPAK ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË BANESË NË HYRJE TË QYTETIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërBILANCI KUNDËR KULTIVIMIT TË KANABISIT, PRODA: 106 TË ARRESTUAR