Është shtyrë për të dytën herë procesi gjyqësor ndaj Erando Qatipit dhe Xhoana Hilës , të akuzuarit për vrasjen e 82-vjecares Angje Hila në Shkurt të 2015-ës në qytetin e Shkodres , gjyshes së Xhoanës.

Shkak është bërë tërheqja e avokatit Blerim Bazhdari i cili i paraqiti kërkesë më shkrim trupit gjykues se nuk mund ta përfaqësonte për ta mbrojtur të pandehurën.Seanca e parë u zhvillua me 5 Prill të këtij muaji e cila nisi më shtyrje të procesit pasi avoketërit mbrojtës nuk ishin të pranishëm në gjyq.Në të tilla kushte pasi është konsultuar me prokurorin e cështjes Xhevahir Lita, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Luveda Dardha ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore me datën 4 Maj , 2016. Pas shtyrjes së seancës djali i viktimës njëherësh xhaxhai i të akuzuarës për vrasjen e gjyshes tha se po prêt me padurim vendimin e gjykatës, ndërsa e cilësoi veprim të duhur tërheqjen e mbrojtjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkurtin e 2015-ës në banesën e 82- vjecares Angje Hila ndërsa u zbulua dhe u zbardh pas tre muajsh nga policia e Shkodrëës e cila prangosi si autorë 27 vjecarin Erando Qatipi dhe 32 vjecaren Xhoana Hila mës të cilëve kishte lidhje dashurie.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAPORTI I TRANSPARENCËS NË “TONIGHT STAR PLUS”
Artikulli tjetër“ARREST ME BURG” PËR EMILJANO SHULLAZIN