Edhe ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u vendos shtyrja e seancës paraprake për dosjen ‘Meta’, duke caktuar si të radhës datën 22 janar. Shkak i shtyrjes së seancës kësaj radhe ishte mungesa e avokatit të të pandehurit Pirro Xhixho, pasi ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore.

Në seancën e sotme nga e cila pritej vendimi për kalimin për gjykim ose jo të dosjes së SPAK për ish-presidentin Ilir Meta, ishin të pranishëm bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi dhe avokatët mbrojtës.

Artikulli paraprakSHTYLLA E KORENTIT RREZIK PËR FAMILJEN PUSI
Artikulli tjetërKREU I NATO-S, RUTTE: TRUMP PO BËN GJËRAT E DUHURA PËR ALEANCËN