
Gjykata e Krimeve të Rënda shty për të dytën herë seancën gjyqësore ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi prokura e një prej të pandehurve, Gjergj Kohilës nuk ishte e rregullt.
Seanca radhës do mbahet më 17 korrik.
Ish ministri mbërriti në gjykatë rreth orës 09:00 shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia.
Dështimi i seancës së parë – Seanca e parë ndaj Tahirit më 19 qershor në Gjykatën e Krimeve të Rënda dështoi.
Ish ministri ishte i pranishëm në gjykatë i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Ndërsa tre të pandehurit e tjerë në mungesë, ish zyrtarët e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode kishin autorizuar mbrojtesit e tyre ti përfaqësojnë.
Po mungesa e konfirmimeve zyrtare për njoftimin e të pandehurve të cilët vijojnë të jenë në kërkim ka bërë që seanca të shtyhet për në 4 korrik.
Akuzat ndaj Tahirit – Ish-ministri përballet në gjykatë me 3 akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.






