Kjo shtyllë është kthyer në rrezik për familjen Pusi në lagjen “Tre Heronjtë”.
E ndërtuar si mbajtëse për strukturen e hekurit që mbanë hardhijat kjo shtyllë prej disa kohësh po kryen edhe funksionin për të mbajtur edhe kabllot elektrik
Familjarët thonë se Oshee prej 8 vitesh ka vendosur kabllot elektrik por ato shpesh herë bëhen përcjellës të rrymës duke vënë në rrezik edhe jetën e kësaj familje
Ndonse kërkesat në Oshee bëhen prej shumë vitesh për vendosjen e shtyllës së re, deri tani nuk është marrë asnjë masë
Kjo familje vijon të jetojë me frikën se një ditë mund të mbesin viktimë nga kontakti me rrymën elektrike ndaj bëjnë apel ndaj Oshee që të merren masa për zgjidhjen e kësaj problematike

Artikulli paraprakOSHEE NË TERREN PËR RIPARIMIN E DEFEKTEVE
Artikulli tjetërSHTYHET SËRISH SEANCA PARAPRAKE PËR DOSJEN ‘META’ NË GJKKO